Albania
This article was added by the user Anna. TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Margariti: Miratohet shpronësimi i banesës së Toptanëve, çdo të ndodhë me Cirkun Kombëtar

Dy muaj pasi iu vu zjarri qëllimisht, qeveria ka aprovuar shpronësimin e banesës së Toptanëve dhe kjo godinë tashmë do të përdoret për artin dhe kulturën.

Lajmin e ka bërë me dije ditën e sotme ministrja e Kulturës Elva Margariti e cila tha se sot kanë marrë vendim që në të ardhmen në këtë godinë të përfshijnë një tjetër hapësirë për librin dhe për këtë janë duke negociuar me qeverinë Amerikane.

“American Library” do të quhet hapësira e kushtuar librit, siç bëri me dije Margariti.

“Ka përfunduar saga e banesës së toptanajve. Qeveria ka aprovuar shpronësimin e të gjithë pronësisë private të Toptanajve e cila do kalojë në projektin e restaurimit dhe rijetëzimin e kësaj hapësire në Tiranë. Kjo nisëm sot i vë fundin një episodi të gjatë që në mesin e gushtit të këtij viti kaloi dhe në një ngjarje tragjike. Sot qeveria mori  vendimin që kjo sagë të përfundojë me shpronësim. Hapësira që do ngremë është në fuksion të artit dhe kulturës. Godina ka histori që lidhet me banesën karakteristike tiranase. Ka vlera për historinë e saj si një nga hapësirat e para të librit. Sot kemi marrë vendimin që në të ardhmen të në do të përfshijmë një hapësirë tjetër për librin, American library për këtë kemi filluar dhe jemi në tratativa dialogu dhe me qeverinë Amerikane”, tha Margariti.

Gjatë daljes së saj për mediat, ministrja e Kulturës u pyet edhe për çështjen e Cirkut Kombëtar.

“Artistët është parë në mënyrë konkrete në disa aspekte, janë vendime të gjykatës dhe përmbarimit që kishin hyrë në fazën e ekzekutimit final, po punojmë për një plan afatshkurtë, kemi akomoduar në palestrën e një shkolle afër cirkut, kemi nisu dialogimin me bashkinë për të gjetur hapësirën e përshtatshme për cirkun, edhe sindikatat e ka shprehur në mënyrë pozitive qëndrimin e Ministrisë së Kulturës“, tha ministrja.

j.l./ dita