Albania

Marrëdhëniet Shqipëri- SHBA, Rayerson mesazh miqve shqiptarë


TIRANË, 11 tetor/ATSH/ Ambasadori i parë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, pas rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike, William E. Ryerson ka dërguar një mesazh nga SHBA për të gjithë miqtë shqiptarë të cilët i mungojnë.

“Zonja ambasadore faleminderit shumë për ftesë. Më vjen shumë keq që nuk mund të jem atje te ju tani. Ndjesë por nuk ia dola të vij. Ishte shumë e sjellshme prej jush që më ftuat. Nuk është hera e parë që nuk kam qenë aty ku do të ishte mirë të isha. Unë nuk isha atje kur erdhën amerikanët e parë, zyrtarët e parë amerikanë që mbërritën në 1991. Unë nuk isha atje kur u kthyem në ambasadën tonë më vonë në 1991. Me sa duket e kam zakon të mungoj shpesh, dhe më mungoni ju dhe të gjithë të ftuarit tuaj. Për miqtë e mi shqiptarë atje: Ju përqafoj me mall”, shprehet ai.

Mesazhi i Rayerson vjen në kuadër të festimeve  të 30-vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve të SHBA me Shqipërinë.

Javën e kaluar, Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim përkujtoi këtë moment historik të rëndësishëm për vendet tona dhe shpalli gjithashtu se rezidenca zyrtare e Ambasadorit Amerikan në Shqipëri tashmë do të njihet si “Shtëpia Ryerson”, në nder të William E. Ryerson, Ambasadorit të parë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Coach Angera about 1:2 with PSG: I support VAR, he corrects 70-80% of mistakes. But it's bad when you're in these 20%
Real Madrid is ready to pay Pogba 14 million euros a year, Manchester United - 20 million. The midfielder can leave the English club in the summer for free
Pochettino on 2:1 with Angers: Mbappe decides the outcome when PSG needs it
And to show what a donkey kick is in football? 50 Years ago in England they scored the best goal of the season
Sulscher on Ferguson's words about Ronaldo: We all want to see Cristiano on the pitch because of his uniqueness. But he can't play in every match
Pep on the requirement to stay on top: People judge me not by trophies, but by what will happen tomorrow
Joan Laporta: The Super League is alive, it will replace the Champions League. Juve, Real Madrid and Barcelona continue to win in the courts