TIRANË, 15 tetor/ATSH/ Presidenti Ilir Meta dekretoi sot ligjin për aktin normativ i cili lejon blerjen e sasive të reja të vaksinës antikovid “Pfizer”.

Kështu, Meta dekretoi shpalljen e ligjit nr. 102/2021 “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 29, datë 13.9.2021, “Për miratimin e tekstit të disa ndryshimeve në marrëveshjen për prodhimin dhe furnizimin nga dhe ndërmjet Pfizer Export B.V. dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik, miratuar me aktin normativ nr. 3, datë 18.1.2021””.

Akti Normativ i hap rrugë ardhjes brenda vitit të 500,760 doza vaksine, falë marrëveshjes së nënshkruar me kompaninë “Pfizer”.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.