Albania
This article was added by the user Anna. TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Mbahet ceremonia në Këlcyrë për festën e “Jo-së”, Pirro Dhima krah nënës së Katsifas

Sot Greqia feston festën e “Jo-së”, kur hyri në luftë me Italinë.

Kjo ditë kremtohet edhe nga minoritarët apo grekët që vijnë në Shqipëri për të zhvilluar ceremoni në varrezat e ushtarëve në zonën e Këlcyrës.

Në 81-vjetorin e “Jo-së”greke, në Këlcyrë është zhvilluar ceremonia në varrezat e ushtarëve grekë, ku të shumtë kanë qenë pjesmarrësit me simbolet kombëtare greke.

Të pranishëm në ceremoninë që u zhvillua në varrezat e ushtarëve grekë në Këlcyrë ishin ambasadorja greke në Shqipëri Sofia Filipidhu, Andreas Katsanjotis që është zv/ ministër i Jashtëm i Greqisë, përfaqësues të ministrisë së Brendshme, konsulli në Gjirokastër, familjarë të ushtarëve të rënë, por edhe Spiro Ksera, Vangjel Dule dhe përfaqësues të tjerë të minoritetit grek në Shqipëri.

Zyrtarët grekë kanë vendosur kurora me lule te varrezat e të rënëve.

Ceremonitë kanë vijuar në fshatin Bularat, në Bashkinë Dropull ku të gjithë personat e mësipërm kanë marrë pjesë në meshën e organizuar në kishën e fshatit.

Në ceremoninë në Bularat, është parë edhe nëna e Kostandino Katsifas, ku pranë saj qëndronte ish-kampioni i peshëngritjes Pirro Dhima.

Pas ceremonisë në Këlcyrë disa pjesmarrës kanë ndezur qirinj në varrin e Katsifas.

Në 1 tetor, Piro Dhima humbi nënën, e cila jetonte e vetme dhe u gjet e vdekur nga fqinjët në banesë, tre ditë pasi kishte ndërruar jetë.

j.l./ dita