Albania

MEPJ njofton masat e reja antiCOVID që hyjnë nga sot në fuqi: Ja çfarë duhet të dini

Ministria e për Europën dhe Punët e Jashtme ,ka dhënë informacion për qytetarët që duan të hyjnë në Republikën e Kosovës.

Sipas njoftimit bëhet me dije se nga data 13 tetor, qytetarët duhet të jenë të pajisur me certifikatë vaksinimi, dëshmi që e kanë kaluar COVID ose test PCR të lëshuar në jo më pak se 21 ditë dhe jo më vonë se 180 ditë.

Ndërkohë nga këto rregulla përjashtohen persona të cilët hyjnë në Kosovë përmes aeroportit apo përmes pikave kufitare tokësore dhe largohen nga Kosova brenda tri orësh me kusht që në hyrje të nënshkruajnë deklaratën se do të largohen brenda tri orësh.

Gjithashtu përfshihen personat të cilët punojnë si transportues profesionist, me kusht që të respektojnë protokollin për transport ndërkombëtar për mbrojtje nga Covid-19.

Ndërsa qytetarët e huaj të cilët kalojnë  në Kosovë përmes transportit të organizuar me autobus ose me linjë të rregullt ndërkombëtare, tranzit, me kusht që të nënshkruajnë deklaratën se do të largohen nga territori i Kosovës brenda pesë orësh.

Gjithashtu përjashtohen diplomatët e huaj , të akredituar në Kosovë dhe personat nën moshën 16-vjeç.

Njoftimi i plotë:

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, bën me dije se duke nisur nga data tetor 2021, të gjithë personat që dëshirojnë të hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës, duhet të paraqesin:

Certifikatën e vaksinimit të plotë kundër COVID-19;

Dëshminë që keni kaluar COVID-19:

test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak se 21 ditë dhe jo më vonë se 180 ditë ose;

rezultat pozitiv i testit të antitrupave

serologjik –IgG, lëshuar jo më shumë se 30 ditë para;

Testi RT-PCR negativ, jo më të vjetër se 72 orë;

Test i shpejtë antigjen negativ jo më të vjetër se 48 orë.

Për shtetasit e Republikës së Kosovës, si dhe personat me leje qëndrimi të përkohshëm ose të përhershëm në Kosovë, të cilët hyjnë në Republikën e Kosovës, në rast se nuk posedojnë një nga dokumentat e mësipërme, duhet të vetë-izolohen për 7 ditë. Këto persona duhet të plotësojnë një deklaratë për vetë-izolim në pikën kufitare përkatëse.

Nga këto rregulla përjashtohen:

Personat të cilët hyjnë në Kosovë përmes aeroportit apo përmes pikave kufitare tokësore dhe largohen nga Kosova brenda tre (3) orësh, me kusht që në hyrje të nënshkruajnë deklaratën se do të largohen nga Kosova brenda tre (3) orësh;

Personat, të cilët punojnë si transportues profesionist, me kusht që të respektojnë protokollin për transport ndërkombëtar për mbrojtje nga COVID-19;

Shtetasit e Republikës së Kosovës që kanë dalë jashtë Kosovës në 12 orët e fundit;

Qytetarët e huaj, të cilët kalojnë nëpër Kosovë përmes transportit të organizuar me autobus ose me linjë të rregullt ndërkombëtare, tranzit, me kusht që të nënshkruajnë deklaratën se do të largohen nga territori i Kosovës brenda pesë (5) orësh;

Diplomatët e huaj, të akredituar në Kosovë;

Personat nën moshën gjashtëmbëdhjetë (16) vjeç.

Football news:

Xavi's first match at the head of Barca will be a game with Celta on November 6. The Spaniard will have 6 assistants
Inter confirmed that they have extended the contract with Lautaro until June 2026. Salary - 6 million euros a year, excluding bonuses
Javi about Barca: I'm focused on working at Al-Sadd. I can't say anything else
Pochettino on Tuchel's words about PSG: Education and respect are embedded in my culture. I will not share my opinion about his feelings
The prodigy from Denmark was wanted by all the top clubs, but his fate is a tragedy. He finished his career at 19 (after Ajax and Chelsea), and died at 32
Good luck in the future. Hugs, mister. Pique, Pedri and Busquets said goodbye to Koeman
Messi has a muscle injury. Tomorrow it will be known whether he will play with Lille