Albania

Merrnin kredi përmes kartave ID të të sëmurëve! Lihet në burg infermierja, “arrest shtëpie” për shitësen

Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi vendimin “arrest me burg” për infermieren Elisabeta Bardhollari dhe “arrest shtëpie” për Orjada Hoxhën.

Të dyja këto shtetase akuzohen për veprën penale “Mashtrimi në kredi”

39-vjeçarja Bardhollari ishte e punësuar si infermiere në spitalin nr.5 në Tiranë, ndërsa 32-vjeçarja Hoxha, punonte si shitëse në një subjekt privat që tregtonte pajisje elektroshtëpiake.

Si rezultat i hetimeve rezulton se infermierja e Spitalit vidhte kartat e identitetit të pacientëve që shkonin për trajtim kundër Covid-19 dhe më pas ia jepte shtetases Orjada Hoxha.

Kjo e fundit i përdorte kartat e identitetit për të marrë kredi, me qëllim për të blerë pajisje të ndryshme në dyqanin ku punonte, të cilat transportoheshin nga shtetasi A. H. dhe më pas i shisnin në bashkëpunim me njëri-tjetrin.

o.j/dita

Football news:

Lester Duck's striker played in the African wilderness 5 years ago. He was found by a Zambian Galician (half Russian!), Who sold Lunga to the Urals
Ronald Koeman: It is not normal to demand from Barca to reach the 1/4, 1/2 or the Champions League final. There are clubs with 23 players from the national teams
Kick It Out wants to urgently discuss with Newcastle the behavior of fans. They were wearing items similar to Saudi hats
The Spanish government opposed the Super League by sending a letter to the Court of Justice of the European Union
Alexander Mostovoy about esports: This is not a real sport. There is nothing to do: neither run nor jump
Rooney is Interested in the position of head coach of Newcastle
Real Madrid, Atletico and Inter are Interested in the Austrian league's top scorer Adeyemi