Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Meta uron Imzot Arjan Dodaj për emërimin në krye të Arqidioqezës Tiranë-Durrës

TIRANË, 30 nëntor/ATSH/ Presidenti Ilir Meta uroi sot Imzot Arjan Dodaj për emërimin në detyrën e rëndësishme të Arqipeshkvit të Arqidioqesës Tiranë-Durrës.

Meta shpreh bindjen se Imzot Arjan Dodaj do ta përmbushë me sukses misionin e ngarkuar me detyrën e re.

“E mirëprita me gëzim lajmin e emërimit nga Papa Françesku të Imzot Arjan Dodaj, në detyrën e rëndësishme, Arqipeshkëv i Arqidioqesës Tiranë-Durrës. Me urimin e përzemërt për punë të mbarë, shpreh bindjen e plotë se Imzot Arjan Dodaj, me dedikimin dhe shërbimin e njohur dhe të vlerësuar ndaj besimtarëve katolikë dhe popullit shqiptar, do ta përmbushë me sukses misionin e ngarkuar me detyrën e re”, thekson Meta.

Papa Françesku emëroi sot meshtarin e mirënjohur, don Arjan Dodaj në krye të Arqidioqezës Metropolitane Tiranë-Durrës.

/k.s//a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.