Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Meta uron me nipin e Ibrahim Rugovës për Ditën e Pavarësisë

TIRANË, 28 nëntor/ATSH/- Presidenti Ilir Meta ka uruar 109-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë duke publikuar një foto me nipin e ish-presidentit Ibrahim Rugova.

Meta uron të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen për Pavarësinë e Shqipërisë dhe Ditën e Flamurit.

“Të dashur miq, Së bashku me Lekën, nipin e Presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, ju urojmë të gjithë shqiptarëve kudo ndodhen: Gëzuar Pavarësinë e Shqipërisë, Ditën e Flamurit tonë Kombëtar!”, shprehet Meta krahas fotos.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.