Albania
This article was added by the user Anna. TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Mickoski: Së shpejti do të kemi shumicë të re parlamentare

Kreu i VMRO-DMPMNE-së, Hristian Mickoski kryetar i VMRO-DPMNE-së, tha se pas rrethit të dytë do të ketë një situatë të re politike në Maqedoninë e Veriut dhe se gjërat nuk do të jenë njëjtë si më parë. Në këtë rast ai ka aluduar krijimin e shumicës së re parlamentare, të krijuar nga VMRO-ja dhe koalicioni i partive opozitare shqiptare, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa.

Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-së

“Duke e pasur parasysh situatën aktuale dhe numrat e deputetëve në Kuvend, duke pasur parasysh edhe deklaratat e kryeministrit, atë që e deklarojnë liderët e disa partive politike për shumicë të re parlamentare, mendoj se ato dy opsione, për një shumicë të re dhe për zgjedhje të reja janë realitet pas këtyre zgjedhjeve lokale”.

Hristian Mickoski tha se ata janë favorit për të fituar në të gjitha komunat ku janë në balotazh.

Ai deklaroi gjatë emisionit se fushata e zezë e LSDM-së ka dy qëllime, njëra prej tyre është që të ulet dalja në zgjedhje.

Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-së

“Mendoj se qytetarët e njohin kandidatin e LSDM-së, dhe jam i sigurt se në mënyrë masive do të dalin dhe ta votojnë Danellën. Dhe, qëllimi i dytë i partisë në pushtet është të shkaktojnë pasiguri te Danella, ngase ajo asnjëherë nuk është marrë me zgjedhje dhe kjo është hera e parë. Por, për të dyja gjëra, vlerësimet që kanë bërë, do të jetë e gabuar dhe do të ju ndodh një humbje serioze” .

Mickoski tha se ata kanë shumicë në Këshillin e Qytetit të Shkupit. “BDI do të jetë opozitë në Qytetin e Shkupit, shumicën e re do ta formojë VMRO-ASH-AAA dhe partia E Majta.

Mickoski tha se partia e tij në këto vite është reformuar tërësisht andaj edhe kanë arritur rezultat të mirë në këto zgjedhje lokale. Sa i përket votave të shqiptarëve në këto zgjedhje për partinë e tij, Mickoski tha se në këtë fushatë kanë pasur një qasje të re, ku gjitha entitetet u bashkuan rreth një brenge.

Në emisionin debativ në TV SHENJA, Mickoski ka deklauar gjithashtu se vendi do të ballafaqohet me krizë elektrike në periudhën e ardhshme e cila pason. Kreu i VMRO-së ka deklaruar se Qeveria Zaev pretendon se situata është nën kontroll, por ai si ekspert, vlerëson se situata është shumë larg kontrollit.