Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Mikesha zbulon gjendjen/ Adriana Matoshi e ka marrë veten pas operacionit, del nga spitali

Pasi iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale në kokë, gjendja e aktores dhe deputetes Adriana Matoshi, aktualisht është e mirë.

Këtë e ka konfirmuar mikja e saj e ngushtë, Gentiana Bunjoshi, e cila tha se nesër ose pasnesër ajo do të lirohet nga spitali.

“Adriana është më mirë, ka filluar ta marrë veten dje dhe sot, nesër ose pasnesër lirohet nga spitali dhe do të jetë në regjim shtrati në shtëpi. Do të vazhdojë me terapinë derisa gjendja të përmirësohet komplet”, ka deklaruar Bunjoshi për KlanKosova.

Adriana Matoshi, kishte njoftuar përmes një postimi prekës në Facebook, se pas nëntë vitesh i është rikthyer tumori në kokë. Ajo është operuar të mërkurën e javës së kaluar.