Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Milan synon transferimi e mbrojtësit që po shkëlqen në Serie A

Skuadra e Milanit është futur në garë për shërbimet e mbrojtësit të Torinos, brazilianit Bremer.

Madje, thuhet se Milani është i gatshëm ta sfidojë Liverpoolin për 24-vjeçarin duke ofruar 15 milionë euro për transferimin e tij gjatë janarit.

Bremer pritet të largohet nga Torino dhe te Milani po shihet si përforcim i duhur për repartin e mbrojtjes.

Ai ka kontratë me Torinon deri në vitin 2023 dhe në Serie A luan prej sezonit 2018/19.

Këtë sezon, Bremer në 13 ndeshje kampionale ka shënuar dy gola dhe ka bërë një asistim.