Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Ministria e Mjedisit Jetësor rikujton qytetarët: Nga 1 dhjetor, ndalohen qeset e plastikes!

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor rikujton publikun se nga data 1 dhjetor e vitit 2021 (e mërkurë) hyn në fuqi obligimi për pagesën e qeseve për bartjen e mallrave nga Ligji i ri për paketimin dhe mbeturinat e paketimit Ky Ligj parashikon:

👉Ndalohet lëshimi në treg i qeseve plastike për bartjen e mallrave në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

👉Ndalohet lëshimi i paketimeve plastike për një përdorim në objektet hotelierike në territorin e zonave të mbrojtura në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

👉Me përjashtim të paragrafit (1) të këtij neni, me pagesën e kompensimit nga shfrytëzuesit përfundimtar, në tregun e Republikës së Maqedonisë së Veriut lejohet lëshimi i qeseve të biodegradueshme për bartjen e mallrave që janë prodhuar në përputhje me standardet e përcaktuara për biodegradueshmëri, përveç qeseve plastike shumë të lehta për bartjen e mallrave ( trashësia e të cilave është më pak se 15 mikron).

👉Kompensimi që duhet të paguajnë shfrytëzuesit përfundimtarë nga paragrafi (3) i këtij neni për qeset e biodegradueshme për bartjen e mallrave është 15 denarë për copë dhe i paguhet tregtarit në pikën e shitjes ( në kompensim përfshihet edhe TVSH-ja).

👉Qëllimi i këtij Ligji është të pengojë përdoruesit e qeseve për njëpërdorim dhe të stimulojë përdorimin e qeseve të ripërdorueshme, bazuar në parimin “ndotësi paguan”.

👉Prodhuesit e qeseve plastike mund të vazhdojnë të punojnë edhe më tej, por duke re-spektuar standardin e përcaktuar për biodegradueshmëri. Përmendim se standardet për biodegradueshmëri janë vendosur në Ligjin e mëparshëm, ndërsa janë përcaktuar në vitin 2013. Rregullorja e re për standardet e biodegradueshmërisë është miratuar dhe pritet të publikohet në numrin e ardhshëm të Gazetës Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Deri në ditën e hyrjes në fuqi vlen Rregullorja ekzistuese.