Albania
This article was added by the user Anna. TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Ministria e Shëndetësisë: 217 raste të reja dhe 9 humbje jete nga COVID-19

TIRANË, 18 tetor/ATSH/ Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bën të ditur gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 2522 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 217 qytetarë.

Sipas MSHMS-së, janë testuar pozitiv 143 qytetarë në Tiranë, 20 në Fier, nga 5 qytetarë në Durrës, Lushnjë, nga 4 qytetarë në Kamëz, Gjirokastër, nga 3 qytetarë në Pukë, Krujë, Kavajë, Mat, nga 2 qytetarë në Shkodër, Kukës, Tropojë, Lezhë, Vlorë, Sarandë, Konispol, Gramsh, nga 1 qytetar në Kuçovë, Tepelenë, Delvinë, Mallakastër, Divjakë, Dibër, Kurbin, Has.

“Janë 6274 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 153 pacientë, nga të cilët 24 janë në gjendje më të rënduar”, informon Ministria.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID-19, 9 qytetarë: një qytetar nga Lezha 57 vjeç, një qytetar nga Kruja 66 vjeç, një qytetar nga Mati 66 vjeç, dy qytetarë nga Tirana 71 vjeç dhe 74 vjeç, një qytetare nga Durrësi 78 vjeçe, një qytetar nga Berati 78 vjeç, një qytetar nga Përmeti 78 vjeç dhe një qytetare nga Vlora 83 vjeçe.

“Ndërkohë, janë shëruar 202 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 169,085 që nga fillimi i epidemisë”, bën të ditur Ministria.

Statistika (18 tetor 2021)

Raste të reja ditore 217
Të shëruar në 24 orë 202
Të shtruar në spitale 153
Humbje jete në 24 orë 9
Testime ditore 2522

Testime totale 1,261,888
Raste pozitive 178,188
Raste të shëruara 169,085
Raste aktive 6,274
Humbje jete 2,829

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3078
Durrës 710
Fier 698
Shkodër 486
Elbasan 231
Berat 194
Gjirokastër 191
Lezhë 188
Kukës 159
Korçë 143
Vlorë 114
Dibër 82

/a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.