Albania

Ministria e Shëndetësisë, prokurime publike për llogari të spitaleve

TIRANË, 13 tetor/ATSH/ Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për ngarkimin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për kryerjen e procedurave të prokurimit publik, në emër dhe për llogari të spitaleve publike, për disa mallra.

Qeveria ngarkoi Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, si organ qendror blerës për prokurimin e fondeve buxhetore, me vlerë mbi kufirin monetar të prokurimeve me vlera të vogla, në emër dhe për llogari të spitaleve publike, për blerjen e barnave dhe të pajisjeve mjekësore.

Sipas këtij vendimi, “autoritetet kontraktore brenda 5 ditëve nga njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, si organ qendror blerës, duhet të dërgojnë pranë saj të dhënat teknike e sasiore dhe fondin përkatës për mallrat përkatëse”.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, kur vepron si organ qendror blerës, ka detyrat e përgjegjësitë që parashikohen nga legjislacioni i prokurimit publik në fuqi.

Konkretisht ajo mund të zhvillojë procedurat për prokurimin e përqendruar të barnave dhe të pajisjeve mjekësore, me vlerë mbi kufirin monetar të prokurimeve me vlera të vogla, për nevojat spitalore, sipas parashikimeve të legjislacionit të prokurimit publik.

MSHMS duhet të bashkërendojë punën me autoritetet kontraktore për mbledhjen e përpunimin e të dhënave për prokurimet publike, që mund të zhvillojë në cilësinë e organit qendror blerës.

Po ashtu duhet të verifikojë përputhshmërinë e kërkesave të dërguara nga autoritetet kontraktore me ligjin e standardet në fuqi dhe të shqyrtojë dhe të miratojë specifikimet teknike të dërguara nga autoritetet kontraktore.

Nëse gjykohet se specifikimet teknike nuk janë përgatitur në përputhje me ligjin për prokurimet publike dhe/ose legjislacionin specifik të aplikueshëm sipas fushës së objektit të prokurimit, të cilat mund të shkaktojnë dështim të procedurës së prokurimit, organi qendror blerës kryen rishikimin e specifikimeve teknike, në bashkëpunim me specialistët e fushave të institucioneve përgjegjëse ose specialistë të jashtëm, vendas a të huaj. Në këto raste, organi qendror blerës vë në dijeni autoritetet kontraktore për ndryshimet e bëra.

MSHMS duhet të unifikojë specifikimet teknike për mallra të të njëjtit lloj, në përputhje me standardet e miratuara, në bashkëpunim me specialistët e fushave të institucioneve përgjegjëse ose specialistë të jashtëm, vendas a të huaj. Në këto raste, organi qendror blerës vë në dijeni autoritetet kontraktore për ndryshimet e bëra.

Po ashtu, MSHMS duhet të bashkërendojë punën për testimin e tregut me autoritetet kontraktore për përllogaritjet e të dhënave sasiore për mallrat, që do të prokurohen, para publikimit të tenderit, sipas parashikimeve të rregullave të prokurimit publik. Në këto raste, organi qendror blerës vë në dijeni autoritetet kontraktore për ndryshimet e bëra.

/m.m/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Miranchuk's agent about Alexey's playing time: Serie A is a tough championship. Gasperini's totalitarianism and conservatism also play a role
Koeman will not be fired because of the defeat by Real Madrid. The future of the Barca coach depends on the matches with Rayo, Alaves and Dynamo Kiev
Real Madrid are masters of adaptations (and Modric is their king). Barcelona are hostages of Koeman's ideas (well, enough canopies already!)
Junior Marketing manager vacancy in the Creative Studio
Ruediger is in talks with Man City, PSG, Juventus and Tottenham
Manchester United's chaotic pressure failed. And Firmino is the main hero of the defeat from those who are not called Mo Salah
Bergomi about the draw in the Inter - Juventus match: With Lukaku, Inter would have won 3-0