Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

“Mirënjohjes për çdo burrë dhe grua në uniformë, që në këto 109 vite ka shërbyer me devotshmëri në mbrojtje të Atdheut”, Meta uron Forcat e Armatosura në Ditën e Themelimit

Presidenti i Republikës, Ilir Meta si komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura ka shprehur mirënjohjen për çdo burrë dhe grua në uniformë, që në këto 109 vite ka shërbyer me devotshmëri dhe sakrificë sublime në mbrojtje të Atdheut.

Meta i përcjell Forcave të Armatosura urimet më të përzemërta në Ditën e Themelimit, ndërsa i inkurajon për të vazhduar me përgjegjshmëri në drejtim të modernizimit, rritjes së aftësive trajnuese dhe kapaciteteve operacionale, për të qenë gjithmonë të gatshëm në përgjigje të misionit,

Statusi:

Me shprehjen e respektit më të lartë, falenderimit dhe mirënjohjes së thellë, për çdo burrë dhe grua në uniformë, që në këto 109 vite ka shërbyer me devotshmëri dhe sakrificë sublime në mbrojtje të Atdheut, Pavarësisë, Sovranitetit dhe Sigurisë Kombëtare, garantimit të lirisë, paqes e stabilitetit, në rajon dhe botë, nën Flamurin Kombëtar, u përcjell Forcave tona të Armatosura urimet më të përzemërta në Ditën e Themelimit.

I inkurajoj për të vazhduar me përgjegjshmëri në drejtim të modernizimit, rritjes së aftësive trajnuese dhe kapaciteteve operacionale, për të qenë gjithmonë të gatshëm në përgjigje të misionit, situatave dhe sfidave që parashtron koha, si dhe detyrave, që burojnë nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe angazhimet në kuadër të NATO-s.

Përshëndetje vëllazërore për familjet e ushtarakëve, burim i përhershëm frymëzimi dhe edukimi me ndjenjat më të larta patriotike!

Lavdi Dëshmorëve të rënë për Atdhe dhe Flamur!