Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

“Mjeshtër i Madh” për ish-deputetin Engjëll Dakli

TIRANË 6 dhjetor /ATSH-I.Vata/ Presidenti Ilir Meta ka nderuar sot me Titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”, ish-deputetin, ish-ministrin e Punës dhe ish-kryebashkiakun e paharruar të Elbasanit, Engjëll Dakli.

Meta vlerëson punën e Engjëll Daklit si deputet, ministër dhe kryesisht në modernizimin e qeverisjes vendore në kohen kur ai ushtroi detyrën si kryetar i bashkisë Elbasan.

“Në 1-vjetorin e ndarjes së parakohshme nga jeta, pata sot nderin të vlerësoj me Titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”, ish-deputetin, ish-ministrin e Punës dhe ish-kryebashkiakun e paharruar të Elbasanit, Engjëll Dakli, që me aq pasion dhe përkushtim punoi për modernizimin e qeverisjes vendore të qytetit të tij të lindjes. Përfaqësues dinjitoz i një familjeje fisnike me tradita qytetare dhe demokratike, Engjëll Dakli do të kujtohet përherë me nder, respekt e mirënjohje, si një qytetar model dhe i përkushtuar, intelektual kalibri, pedagog i shkëlqyer dhe mbi të gjitha si një nëpunës i ndershëm i shtetit, shembull frymëzimi për politikanët dhe zyrtarët e administratës së gjeneratave të reja”, shprehet Meta.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.