Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Moti i keq në Shqipëri, Ahmetaj-qytetarëve: Shmangni lëvizjet jo të domosdoshme

Zv/kryeministri Arben Ahmetaj u kërkoi qytetarëve shqiptarë që të shmangin lëvizjet jo të domosdoshme për shkak të bllokimit të shumë akseve rrugore në vend për shkak të reshjeve të dendura të shiut dhe dëborës në zona të ndryshme.

Në rrjetet sociale, Ahmetaj i siguroi qytetarët se autoritetet lokale dhe shtetërore janë vendosur në gadishmëri për përballimin e situatës.

Postimi i Ahmetajt:

Nisur nga situata e rënduar e reshjeve në Vlorë dhe gjithë vendin, një lutje për qytetarët që të shmangin lëvizjet jo të domosdoshme, ndërkohë që institucionet qendrore dhe ato lokale janë alertuar dhe mbeten të angazhuara për marrjen e masave për menaxhimin e situatës.

Vendi ndodhet në një situatë të vështirë pas përkeqësimit të kushteve atmosferike në 4 ditët e fundit.

Lumenjtë Vjosa dhe Shkumbini kanë dalë nga shtrati, ndërsa në Vlorë dhe qytete të tjera disa zona janë përmbytur si pasojë e sasisë së madhe të reshjeve. Edhe dëbora ka krijuar probleme në lëvizjen e automjeteve.

j.l./ dita