Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Moti i keq/ Shirat krijojnë probleme në Gjirokastër, përroi del nga shtrati

Moti i keq ka krijuar probleme në Bashkinë e Gjirokastrës. Mësohet se si pasojë e reshjeve të dendura të shiut ka dalë nga shtrati përroi i Lënxës në fshatin Lazarat duke krijuar probleme në qarkullimin e njerëzve dhe makinave që lidhin dy lagjet kryesore të këtij fshati.

Punonjësit e Ndërmarrjes së Shërbimeve kanë punuar për të hequr inertet që kishin uzurpuar rrugën, duke bërë të mundur normalizimin e situatës.

Ndërsa problematike qëndron situata në aksin rural Kolonjë-Golem ku inertet e rëna nga lartësitë si pasojë e shirave, kane krijuar bllokimin e rrugës.

Momentalisht banoret e Golemit gjenden të izoluar nga pjesa tjetër e vendit si rrjedhojë e kësaj situate.