Albania
This article was added by the user Anna. TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Muskujt riparohen edhe pa qeliza burimore

ROMË, 18 tetor /ATSH-ANSA/ – Qelizat burimore, që deri tani kanë qenë simbol i mjekësisë rigjeneruese, nuk hyjnë në lojë kur muskujt duhet të riparohen.

Përkundër të gjitha gjasave, janë qelizat e rritura më afër plagës ato që aktivizohen dhe vihen në lëvizje për të ofruar ndihmë.

Muskujt skeletorë, përgjegjës për lëvizjen, përbëhen nga qeliza që kanë më shumë se një bërthamë, një tipar pothuajse unik në trupin e gjitarëve.

Ato janë qeliza që i nënshtrohen stresit të rëndë dhe nuk është e pazakontë që kjo t’i dëmtojë ato, por tani ne po fillojmë të kuptojmë se ata mbrojnë veten falë “një mekanizmi mbrojtës autonom”.

Ky mekanizëm është i ndërlikuar dhe disa nga aktorët e tij ende nuk janë identifikuar.

Studiuesit zbuluan se sa herë që ndodh një dëmtim, bie një “zile alarmi”, që nxit një sërë sinjalesh molekulare, që, nga ana tjetër, paralajmërojnë qelizat e muskujve më afër me dëmtimin, të cilat aktivizojnë motorët e tyre, pra disa proteina të përfshira në lëvizjen e tyre dhe në këtë mënyrë munden të arrijnë në pikën për t’u riparuar.

Ky mund të jetë hapi i parë në luftimin e disa formave të distrofisë, mekanizmi me të cilin muskujt skeletorë riparohen./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.