Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Muzikë në lokal gjatë orës policore, 1 e proceduar penalisht në Durrës

TIRANË 29 nëntor /ATSH-I.Vata/ Drejtoria vendore e Policisë Durrës procedoi penalisht dhe administrativisht një shtetase që mbante hapur lokalin e saj, me muzikë, gjatë orës policore, dhe nuk iu bind urdhrit të punonjësve të Policisë.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës u procedua penalisht për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, shtetasja E. S., banuese në Durrës, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për mbylljen e lokalit që e mbante hapur, me muzikë, gjatë orës policore.

Gjithashtu, për këtë shtetase është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë, për ushtrim aktiviteti në kundërshtim me Aktin Normativ.

Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.