Albania

MV – Samit i “The Economist” për Ballkanin Perëndimor

SHKUP, 14 tetor /ATSH-MIA/ – Samiti i dytë për Ballkanin Perëndimor “Promovimi i gjithëpërfshirjes dhe solidaritetit të Evropës” do të zhvillohet sot në Shkup, me organizimin e “The Economist”.

Në samit do të diskutohet për forcimin e stabilitetit dhe bashkëpunimit në rajon, përshpejtimin e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE dhe prioritetet e Maqedonisë së Veriut dhe rajonit në periudhën postCovid-19.

Në samit do të flasin edhe kryeministri maqedonas, Zoran Zaev, zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, kryeministri kosovar, Albin Kurti dhe  zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Arben Ahmetaj.

Fjalimin me temë “Prioritetet e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor” do ta mbajë zëvendësndihmëssekretari i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Eskobar.

”BE-ja duhet të lëvizë më shpejtë dhe në mënyrë më efikase në sigurimin e ndihmës së vendeve të rajonit, të ndihmojë në zgjidhjen e çështjeve kufitare dhe më e rëndësishme, t’i sjellë vendet e Ballkanit Perëndimor në klubin evropian”, sipas “The Economist”./   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

And to show what a donkey kick is in football? 50 Years ago in England they scored the best goal of the season
Sulscher on Ferguson's words about Ronaldo: We all want to see Cristiano on the pitch because of his uniqueness. But he can't play in every match
Pep on the requirement to stay on top: People judge me not by trophies, but by what will happen tomorrow
Joan Laporta: The Super League is alive, it will replace the Champions League. Juve, Real Madrid and Barcelona continue to win in the courts
Karim Benzema: Clasico remains the best match in football. It doesn't matter which players are playing
In favor of PSG, after the VAR, they awarded a penalty for playing with their hand. Perhaps Icardi had fouled before
Arsenal defender White: I don't watch football. All I want when I come home is not to think about him