Albania
This article was added by the user Anna. TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Nata vendimtare për Milanin dhe Interin në Ligën e Kampionëve

Inter do e mirëpres Sheriff Tiraspol dhe Milan udhëton të luajë ndaj Portos, ku secila ndeshje është vendimtare për skuadrat italiane.

Këto ndeshje mund të thuhet se do jenë ‘jetike’ për dy klubet italiane, në kuadër të xhiros së tretë në fazën grupore të Ligës së Kampionëve.

Inter ende nuk ka shënuar në këtë garë duke u renditur në pozitën e tretë në grupin D me një pikë në dy ndeshje.

“Neurazzurët” e nisen me humbje nga Real Madrid (0-1), pastaj barazuan në Ukrainë me Shakhtar Donetsk (0-0) , transmeton lajmi.

Trajneri Simeone Inzaghi në konferencë për shtyp bëri me dije se kjo ndeshje është e rëndësishme, me “Neurazzurët” që do përballen me liderin e grupit, që ka mposhtur Realin dhe Shakhtarin në dy ndeshjet e para.

AC Milan, në anën tjetër, është i dëshpëruar që të fitojë pikë në Portugali, por dy paraqitjet ndaj Liverpool dhe Atletico Madrid nuk ishin aq të mira.

Por, skuadra e Stefano Piolit ka një rekord të dobët në Ligën e Kampionëve, duke pranuar pesë gola në dy ndeshjet e para.

Milan arriti ta përmbys Liverpoolin në 2-1, por pastaj u mposhten me rezultat 3-2 nga skuadra angleze.

Ndërsa, në ndeshjen e dytë, Milan u mposht në fund nga Atletico dhe mund të thuhet se fajtori kryesor ishte arbitri me disa vendime skandaloze.

Milan rrezikon të jetë pa pikë në rast që mposhtet edhe nga Porto.