TIRANË, 13 tetor/ATSH/ Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi përgëzoi lojën e kombëtares shqiptare, pavarësisht humbjes ndaj Polonisë.

“Pavarësisht rezultatit, djemtë tanë të mrekullueshëm kuqezi dinë gjithmonë të na dhurojnë emocione! Krenarë për secilin prej jush”, – tha Kushi.

Ministrja Kushi u shpreh se “ngjarja në stadiumin “Air Albania” duhet të na bëjë të reflektojmë, sepse skuadra jonë meriton lojë të ndershme dhe tifozë që e duan sportin me pasion dhe vlera të larta qytetare”.

Kombëtarja shqiptare e futbollit është mposhtur 0-1 mbrëmjen e djeshme në ndeshjen e zhvilluar ndaj Polonisë të vlefshme për grupin I të eliminatoreve të botërorit “Katar 2022”.

/k.s//a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.