Albania
This article was added by the user Anna. TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Ndodh edhe kjo: Shqiptari në Itali i kërkon policisë ta arrestojnë pasi s’e duron gruan në shtëpi

Një shqiptar në Itali, i cili është dënuar me arrest shtëpiak, është paraqitur në Komisariat duke kërkuar nga policia që ta arrestojnë.

Arsyeja e kësaj kërkese është se nuk e duronte dot gruan e tij në shtëpi, shkruan Jepi Zë.

“Jeta ime familjare është bërë ferr, nuk mundem më, dua të shkoj në burg”, ka thënë ai.

Pas kësaj paraqitjeje në Komisariat ai është arrestuar, por jo për arsyen pse ka kërkuar, por për shkak se theu masën e arrestit shtëpiak.