Albania

Ndryshimi i klimës: Anglia duhet të “përshtatet ose të vdesë”

Një agjenci qeveritare në Britani të Madhe mbi ndryshimet klimatike, ka theksuar se Anglia do të goditet rëndë nga përmbytjet, sikuse ato që shkatërruan një pjesë të Gjermanisë.

Në një raport, Agjencia e Mjedisit paralajmëroi verëra më të nxehta, më të thata, përmbytje gjithnjë e më të këqija, rritje të nivelit të detit dhe kërkesë më të madhe për furnizimin me ujë për shkak të ngrohjes globale, shkruan Physics, transmeton portal arbresh.info

Parashikimi me jë rritje prej 2 gradë Celsius në temperaturën mesatare globale – nën nivelin e ngrohjes që është parashikuar – reshjet dimërore të Anglisë do të rriten 6%, por reshjet e verës do të zbresin 15% deri në vitet 2050.

Agjencia përmes një raporti paralajmëri se niveli i detit në Londër pritet të rritet me 23 centimetra dhe 29 centimetra (9 deri në 11 inç) deri në vitet 2050, dhe rreth 45 centimetra deri në vitet 2080.

Emma Hoëard Boyd, kryetarja e agjencisë, tha se “ndikimet e rëndësishme klimatike janë të pashmangshme” dhe është një rast kur duhet të “përshtatemi ose vdesim”.

“Ne mund të trajtojmë me sukses emergjencën klimatike nëse bëjmë gjërat e duhura, por po na mbaron koha për të zbatuar masa efektive të përshtatjes,” tha ajo.

“Veprimi i përshtatjes duhet të jetë integral për qeverinë, bizneset dhe komunitetet gjithashtu dhe njerëzit së shpejti do të pyesin pse nuk është bërë deri tani”, shtoi ajo.

Mbretëria e Bashkuar po pret samitin e klimës COP26 në Glasgoë muajin e ardhshëm dhe zyrtarët do të nxjerrin në pah rëndësinë e ndihmës së komuniteteve që të përshtaten me ndryshimet klimatike./arbresh.info/

Football news:

A homophobic tweet was published on behalf of Shomurodov. Roma stated that the account is fake
Neymar on the words about the 2022 World Cup: I was misunderstood. I go out to every match as if he is the last
Lautaro has extended his contract with Inter until June 2026. There are no compensation now
Pochettino on Messi: Guardiola said he can play in any position. He has an exceptional ability to be anywhere on the pitch
Xavi wants Barcelona to sign a fast defender. Cunde from Seville is an ideal option
The owner of Sparta is close to acquiring a 27% stake in West Ham. Later, he will be able to completely buy out the club
Mauricio Pochettino: Messi is the best player in the world with an exceptional understanding of the game