Albania

Në foltoret e Saliut nuk flitet për thelbin e gjësë, që është shpallja e tij “Non Grata” nga DASH!

Kur në shumë familje ka vdekje,
dhe jemi në kohë tragjike,
as që më kërcet fare,
se kush do jetë kryetari i Partisë Demokratike!

Saliu po shkon qytet më qytet,
dhe vazhdon me foltoren,
po s’i mjaftojnë as Njëmijë vjet,
për të pastruar nevojtoren!

Saliu flet për çdo gjë,
në ligjërimet e tij të gjata,
por “harron” thelbin e gjësë,
që është shpallja e tij “Non Grata” !

Ato që ndjekin pas Berishën,
janë falanga të betuara,
një imitim i çetave të Haxhi Qamilit,
për të sfiduar Shtetet e Bashkuara!

Luli i di Saliut bëma më të mëdha,
se ato që i solli mbi tavolinë DASHI,
që sigurisht do t’i hedhi në treg,
kur Saliu zullumin akoma ta trashi!

Pisllëqet dhe krimet që kanë bërë tok,
kurrë s’do të dalin në dritë,
po nëse Saliu ngul këmbë,
dosja e tij do të bëhet publike një ditë!

Gjer tani fushën e betejës,
Lulëzimi e kontrollon,
ai sillet sikur Saliu,
fare-fare nuk ekziston!

Saliu kërkon të rimarrë PD-në,
pastaj si me magji dhe pushtetin,
ata që janë me këmbë në tokë thonë:
“Në çmendurinë e tij lëreni të shkretin!..”

Kemi thënë se nuk na dhimbset PD-ja,
as Lulashi dhe as Salia,
po na dhimbset e ardhmja jonë europiane,
dhe mbi të gjitha demokracia!

Saliu është rifutur si pykë në politikë,
siç po e shikoni dhe dëgjoni,
me një opozitë copë-copë,
është e pamundur të ndodhë rrotacioni!

Berisha ëndërron syhapur,
të rimarrë postet që ka patur,
duke u shpalosur çdo ditë,
si një psikopat i spikatur!

Po për fatin e tij të keq,
nuk do realizojë asnjë nga ato plane,
Lulit i mjafton për të mundur Berishën,
vetëm karta e fortë amerikane!

Përballë Departamentit të Shtetit,
një farë Kokalari se ku e ka gjetur ai,
po nja 100 Elvi Kokolari,
i gjej unë vetëm në Tennessi!

A.DUKA

Football news:

Coach Angera about 1:2 with PSG: I support VAR, he corrects 70-80% of mistakes. But it's bad when you're in these 20%
Real Madrid is ready to pay Pogba 14 million euros a year, Manchester United - 20 million. The midfielder can leave the English club in the summer for free
Pochettino on 2:1 with Angers: Mbappe decides the outcome when PSG needs it
And to show what a donkey kick is in football? 50 Years ago in England they scored the best goal of the season
Sulscher on Ferguson's words about Ronaldo: We all want to see Cristiano on the pitch because of his uniqueness. But he can't play in every match
Pep on the requirement to stay on top: People judge me not by trophies, but by what will happen tomorrow
Joan Laporta: The Super League is alive, it will replace the Champions League. Juve, Real Madrid and Barcelona continue to win in the courts