Albania
This article was added by the user Anna. TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Në janar Milan nis ofertën për lojtarin që i mbeti peng verës

Në verë, para nënshkrimit të Junior Messias nga Crotone, Milan bëri një përpjekje serioze për të nënshkruar Romain Faivre nga Brest.
Sidoqoftë, ata nuk patën sukses dhe anësori përfundoi duke qëndruar në Francë,përcjell ORAinfo.

Siç raportohet nga Gianluca Di Marzio, Milani po kërkonte një mesfushor/anësor sulmues dhe ata ishin të lidhur me shumë. Nga Jesus Corona dhe Messias te Romain Faivre, i cili përfundoi në krye të listës së dëshirave.

Një takim u zhvillua në Casa Milan mes kuqezinjve dhe agjentit të Faivre, i cili rezultoi me ‘po’-në e lojtarit. Bresti mbeti pengesë, megjithatë, pasi oferta e parë prej 10 milion € iu kthye dërguesit.

Më pas, Paolo Maldini dhe Ricky Massara e ngritën ofertën në 12 milionë euro, por ende pa ndonjë sukses. Dhe me mbarimin e kohës, ata bënë ofertën ‘merre ose lëre’ prej 12 milion € plus 3 milion € të tjera bonuse. Brest, megjithatë, e refuzoi edhe këtë.

Në janar, një tjetër tentativë nuk duhet të përjashtohet pavarësisht nënshkrimit të Messias, por nuk është e sigurt që kjo do të ndodhë. Faivre nuk do të hezitonte nëse merrte telefonatën, duke qenë se ai refuzoi disa oferta nga Gjermania gjatë verës. /ORAinfo/