Albania

Në Klinikën për Kardiologji kryhen procedurat e para për heqjen e fibrilacionit atrial

Ministria e Shëndetësisë sot kumtoi se në periudhën nga data 7 deri më 8 tetor të këtij muaji, në Klinikën Universitare për Kardiologji, për herë të parë në vend me sukses prej 100 për qind ishin bërë procedurat e ablacionit me radiofrekuencë të fibrilacionit atrial me ndihmën e maping sistemit 3D nga ana e ekspertëve aritmologë-elektrofiziologë.

Termini mjekësor i fibrilacionit atrial (FA), në tërësi paraqet aritmia e cila është më e shpeshtë në përmasa botërore, me prevalencë pre dy deri në katër për qind të popullatës së përgjithshme. E njëjta është e lidhur me vdekshmërinë e rritur për 1,5-3,5 herë, dukuri e rritur e goditjeve ishemike në tru për 20-30 për qind, dukuri e rritur e infarktit për 20-30 për qind, cilësi e zvogëluar e jetës te më shumë se 60 për qind e pacientëve, por edhe rritje e të hospitalizuarve për 10-40 për qind te pacientët që jetojnë me fibrilacion atrial”, citohet në kumtesën e MSH-së.

Ablacioni radiofrekuent (AR) i fibrilacionit atrial sërish, paraqet teknikë minimalisht invazive të kryer në qetësimin sipërfaqësor, përmes shpimit të venës së djathtë femorale dhe më tutje shpim transseptal për kalim nga atriumi i djathtë në të majtë, ku me ndihmën e maping sistemit 3D bëhet rikonstruksioni anatomik i atriumit të majtë, prej ku ndodh fibrilacioni atrial.

Pastaj, me ndihmën e kateterit ablativ bëhet izolimi radiofrekuentues, me energji prej 50 vat, në hapjet e katër venave pulmonare të cilat futen në atriumin e majtë (Pulmonary vein isolation (PVI) with radiofrequency (RF) ablation).

Kjo teknikë revolucionare, shton Ministria, mundëson lehtësim nga fibrilacioni atrial dhe zvogëlim të komplikimeve me përqindje të suksesit të drejtpërdrejtë prej 95-99 për qind. Te më shumë se 80 për qind e pacientëve, prania e fibrilacionit atrial vërehet edhe pas periudhës së ndjekjes prej 12 muajve, që qartë tregon në suksesin e madh të teknikës.

Football news:

Jurgen Klopp: Salah is top, who is better than him? There is no need to talk about the dominance of Messi and Ronaldo, but now Mohamed is the best
Gary Lineker: Trent Alexander-Arnold's passes are absolutely epic. He will play a huge role in the progress of the England national team
Salah scored 10 goals and gave 4 assists in 10 matches this season
Koeman on Pedri's contract: I don't set the compensation. It is important to keep the best players in the club
The players of the Danish national team held a pool party at the hotel with the participation of half-naked girls on the eve of the match with Moldova
Mourinho drank whiskey with McGregor in Rome and presented him with a Roma T-shirt with the 10th number. Conor called the coach a legend
Mane scored the 100th goal in the Premier League. He is the third player in history to reach this mark without a penalty