Albania
This article was added by the user Anna. TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Në Maqedoninë e Veriut ka mungesë të kuadrit profesional

Për shkak të largimit të fuqisë punëtore, në Maqedoninë e Veriut ka mungesë të shtuar të kuadrit të kualifikuar në disa industri, shkruan Alsat. Sipas vlerësimeve të Organizatës së Punëdhënësve, mungesa më e madhe është në industrinë e gastronomisë dhe elektro- industrisë.

Në fushën e gastronomisë, mund të jetë si rezultat i situatës së Covid në dy vitet e fundit. Sidoqoftë, kjo mungesë në elektro- industrinë është shumë afatgjatë dhe mendojmë se duhet të shqyrtohet seriozisht. Ndoshta pagat e ulëta kanë qenë problem në të kaluarën, por vitin e kaluar dhe këtë vit, pagat e ulëta nuk janë problem serioz për të rinjtë. Problemi është shumë më i thellë. Problemi është institucional”, tha Vlladanka Trajkovska- kryetare e Organizatës së punëdhënësve.

Edhe nga Shoqata e Gastronomëve thonë se problemi me mungesën e kuadrit profesional, veçanërisht kuzhinierë, pastiçier, kamerierë dhe banakierë po bëhet më serioz. Problem më i madh janë pagat e ulëta.

Më shumë janë më të interesuar për punë administrative. “Pagat si të tilla, sipas produktit që japim si hotele, restorante, janë ato që mund të paguhen me ligj…”, theksoi Kërste Bllazheski, kryetar i HOTAM.

Gastronomët besojnë se problem shtesë është se shumë pak të rinj janë regjistruar në shkollat e mesme të gastronomisë, përkundër faktit se pas përfundimit të arsimit të tyre, kanë pasur oferta për punësim. Vetëm 10% e shkollarëve të mesëm, janë regjistruar në profesionet e kërkuara në sektorin e gastronomisë. Për momentin, Organizata e Punëdhënësve nuk ka të dhëna të sakta se sa fuqi punëtore mungon në këto dy sektorë, por pritjet janë që numri të vazhdojë të rritet.Alsat