Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Në Spitalin “Pirogov” ka mbetur vetëm një person nga të lënduarit në aksidentin në Bullgari

Nga Sofja gjegjësisht nga Spitali “Pirogov” sot janë lëshuar 4 persona të lënduar nga aksidenti i tmerrshëm i 23 nëntorit, shkruan TV21.

Ekipet mjekësore nga Maqedonia e Veriut dhe Serbia, i kanë marrë pacientët për t’i sjellur në shtëpi, thonë nga Spitali.

Nga atje shtojnë se një nga pacientët mbetet nën vëzhgim në Klinikën e Neurokirurgjisë. Siç bëjnë të ditur, pacienti iu është nënshtruar dy operacioneve të cilat kanë rezultuar të suksesshme. Një operacion në pjesën e poshtme të këmbës dhe tjetri në shtyllën kurrizore, siç shtojnë nga Spitali, ai po shërohet pa probleme dhe tashmë ka filluar të lëvizë.