PRISHTINË, 12 tetor/ATSH/ Ministri i Financave Hekuran Murati dhe ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci kanë nënshkruar sot memorandumin e bashkëpunimit për zbatimin e masës 1.5 – trajnimi dhe punësimi në TI i Pakos së Ringjalljes Ekonomike.

Kjo nismë vjen si rezultat i kërkesës së tregut për profesionistë të fushës së Teknologjisë Informative, që po rritet paralelisht me zhvillimin e hovshëm e të vazhdueshëm teknologjik. /KosovaPress/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.