Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Ngjarja e rëndë në Deçan/ Hetimet e deritanishme, ende asnjë gjurmë e autorit

Teksa ka kaluar një javë nga tragjedia e Deçanit, ku mbetën të vdekur 3 persona e u plagosën disa të tjerë, ende nuk kemi një person të identifikuar apo të arrestuar mbi ngjarjen e rëndë.

Mediat kosovare, e kanë krahasuar këtë ngjarje, me një tjetër të ndodhur në Prishtinë në vitin 2007, ku u sulmua me tritol një lokal. Asokohe mbetën të vdekur dy persona, si dhe u plagosën 11 të tjerë.

Hetimet e deritanishme:

Fill pas vrasjes, dyshimet ishin se autori mund të ishte larguar nga Kosova. Deri më tani nuk ka të dhëna se kush qëndron mbrapa sulmit, një grupim, apo konflikt mes individësh për borxhe të pashlyera. Në zbardhjen e kësaj ngjarje, mund të ndihmojnë edhe autoritetet shqiptare shkruajnë mediat në Kosovë.

“Mungesa e besimit në siguri e institucioneve të Kosovës, i ka bërë që të mbesin mbrapa në informacion, edhe pse po të ishin ndoshta më bashkëpunues me ndërkombëtarët, do të mund të kishin arritur deri më tani tek arrestimi i vrasësit”, shkruajnë mediat.

Largimi nga vendi i ngjarjes i autorit:

Ai po konsiderohet si një “fantazmë”, pasi pas vrasjes është larguar në mënyrë të beftë nga vendngjarja. Dyshohet se autori e njeh shumë mirë zonën dhe ka punuar me shumë kujdes, pasi provat e siguruara janë shumë të pakta dhe ende nuk kemi një identifikim qoftë edhe të pjesshëm të tij.