TIRANË 6 dhjetor /ATSH-I.Vata/ Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Senatorit Bob Dole.

Nikolla vlerëson kontributin e Senatorit Bob Dole si hero i luftës së Dytë Botërore, si patriot i SHBA-së dhe si kontributor i jashtëzakonshëm për shqiptarët dhe lirinë e Kosovës

“Shtetet e Bashkuara, aleatët e tyre, Shqipëria dhe Kosova humbën një njeri të madh, një mbrojtës të përkushtuar të lirisë e të paqes. Bob Dole ishte një nga njerëzit më të shquar të kohës. Hero  i Luftës së Dytë Botërore, legjislator model dhe qytetar i angazhuar,  patriot i madh për vendin e vet,  mbrojtës i spikatur i lirisë së kombeve të tjerë, sidomos kombeve të rrezikuar, Bob Dole ishte një kontributor i jashtëzakonshëm për lirinë e Kosovës, për të cilën ka mirënjohjen e të gjithë shqiptarëve, kudo ku ata jetojnë, në Shqipëri, Kosovë e Diasporë”,  shprehet Nikolla. /a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.