Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Nipi i tij i shpallur në kërkim, deputeti i PS: Kam 3 muaj që nuk kam kontakt, e dija se ishte jashtë shtetit

Deputeti i Krujës Rrahman Rraja, ka reaguar pas shpalljes në kërkim të nipit të tij, Ramazan Rraja.

Në një reagim për ‘Fax News’, Rrahman Rraja shprehet se prej 3 muajsh nuk ka pasur komunikim me nipin e tij, dhe aq më pak që të ketë qenë i përfshirë në këtë ngjarje.

“Kam tre muaj që nuk kam asnjë kontakt, nuk e dija që ishte i përfshirë në këtë ngjarje. Unë e di se ai është jashtë shtetit”, është shprehur Rrahman Rraja.

Ramazan Rraja është shpallur në kërkim për një ngjarje të ndodhur në Lezhë, ku së bashku me dy persona të tjerë, hyri i armatosur në lokal, sipas policisë për t’u hakmarrë për një sherr të vjetër.

j.l./ dita