Albania
This article was added by the user Anna. TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Nis “sezoni” i ajrit të ndotur në Maqedoninë e Veriut

Sezoni i ndotjes ka filluar. Ueb – faqja globale IQ-Air, e cila shfaq cilësinë e ajrit në mbarë botën, tashmë tregon nivele të larta të ndotjes në Tetovë, Shkup, Kavadar dhe Veles. Në raste të tilla qytetarët këshillohen të dalin me maska ​​mbrojtëse, të reduktojnë aktivitetin fizik jashtë, të mos ajrosin ambientet, dhe të kenë pastrues ajri.

“Nëse vitin e kaluar ky stacion matës përballë kampusit “Shën Kirilii dhe Metodi” nuk funksiononte, tani që është në funksion tregon se kjo pjesë e qytetit të Shkupit në fakt është ndër më të ndoturat.

Pragu i alarmit të ndotjes është ulur në 163 mikrogramë grimca PM10 dhe deri në fund të vitit do të ulet në 150. Nëse ky prag tejkalohet dy ditë radhazi, atëherë aktivizohen masat kundër ndotjes. Stacionet matëse vitin e kaluar matën ndotje deri në 10 herë më lartë se kufijtë e lejuar. Kështu ishte rasti me Kavadarin. Ambientalistët vazhdimisht paralajmërojnë se autoritetet qendrore dhe lokale nuk marrin masa të mjaftueshme për të thithur ajër të pastër.

Igor Stefanovski