Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Nisin punimet në aeroportin e Vlorës, i pranishëm edhe Pacolli, Balluku: Balta këtu e ka zhurmën e bukur

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, këtë të dielë ka qenë në ceremoninë e hapjes së punimeve për aeroportin e Vlorës.

Balluku në fjalën e saj është shprehur se ky është një projekt që ka qenë  militar dhe i mbrojtur nga ushtria shqiptare.

Ajo është shprehur se dhe balta në këtë zonë e ka zhurmën më të bukur.

Është gëzim i madh që 109 vjetori përkon me një vit të shënuar për Vlorën dhe për Shqipërinë. Aeroporti i Vlorës ka qenë dhe plani kryesor i fokusit të qeverisë, ky është projekt i të gjithë trevave shqiptare dhe na bën krenarë sot më shumë se kurrë. Unë kam folur me skuadrat e mia më kanë thënë se s’kemi qenë kurrë në një kantier kaq të madh. Edhe kjo balta e ka zhurmën e bukur, dhe nuk na prish punë pse jemi bërë me baltë.

Ky është një aeroport militar i ndërtuar në 1900 dhe ne na është dashur që të plotësojmë kushtet për mbrojtën e vendit. Aeroporti  i Vlorës do të jetë aeroporti më i madh ndërkombëtar në vendin tonë, që synon që të hapë 1000 vende pune, dhe të hapet në prill të vitit 2024 dhe të fillojë fluturimet në 2025”, ka thënë ajo.

j.l./ dita