Albania

Një Hënë e favorshme që duhet shfrytëzuar në maksimum, njihuni me horoskopin për ditën e sotme

Dashi
Edhe pse jeni nën ndikimin e Jupiterit, planetit të fatit të madh, sot nuk duhet të keni shumë iluzione, prandaj është më mirë të mbështeteni në aftësitë tuaja, se në ndihmën nga qielli.

Demi
Parashikohet një ditë pozitive, nën shenjën e Afërditës dhe Hënës brilantë, që do t’ju mbështesin jo vetëm në planin sentimental, por edhë në çështjet ekonomike. Dhe keni vërtet nevojë.

Binjakët
Me gjithë largimin gradual të Jupiterit nga shenja juaj, mos u shqetësoni, se vendin vakant do ta zerë Neptuni në një orbitë mese pozitive për ju. Priten kontakte dhe njohje të reja.

Gaforrja
Një Hënë e favorshme në shenjë duhet shfrytëzuar në maksimum, për të sistemuar një herë e mirë problemet në fushën sentimentale. Mos kini frikë të formuloni kërkesat tuaja.

Luani
Kuarteti i formuar nga Afërdita, Marsi, Saturni dhe Plutoni, bëjnë që dita e sotme (dhe ndoshta edhe më tej) të jetë mjaft pozitive në planin ekonomik. Por edhe zemra kërkon pjesën e saj.

Virgjëresha
Tani që Juipteri është në një orbitë mëse stimuluese për ju, do t’i keni të gjitha mundësitë që të rikuperoni terrenin e humbur dhe pse jo, t’i merrni revanshin një kundërshtari.

Peshorja
Edhe pse Hëna sot nuk është në një orbitë të favorshme, nuk duhet të shqetësoheni edhe aq, pasi do të keni Uranin dhe Saturnin në anën tuaj. Do t’i riktheheni një projekti të vjetër.

Akrepi
Më në fund, qielli i juaj, deri tani i vërenjtur, do të “spastrohet” nga era e nxehtë e Jupiterit, që nga ana tjetër për jo do të ketë efektin e një flladi që ju mbush plot freski e energji.

Shigjetari
Eshtë tranziti i disa planetëve njëherësh, e sidomos “pesha” e rëndë e Saturnit që duket se e “ngrys” deri diku qiellin tuaj. Por fati juaj sot është Mërkuri, që ka efekte mjaft pozitive.

Bricjapi
Situata yjore për ju duket disi e komplikuar, për shkak të një Mërkuri që ju ka “kthyer kurrizin” duke ju lënë në mëshirën e një Saturni aspak miqësor. Më shumë vëmendje ndaj partnerit.

Ujori
Edhe pse Jupiteri nuk ju mbështet më si më parë, asgjë nuk do t’ju pengojë të arrini një objektiv të caktuar, pasi keni mbështetjen e Marsit dhe Afërditës. Pak më tolerantë.

Peshqit
Pas një periudhe në të cilën nuk ju ka ecur edhe aq shumë, duket se tani kuotat tuaja do të njohin vetëm rritje, deri sa të paraqesin vlerat reale në aspektin profesional. Duhet të bëni vetëm durim.

Football news:

A fiery meeting of PSG in Marseille: Neymar even had difficulty giving corners - he was protected by nets and shields
Pochettino after 0-0 with Marseille: I am pleased with the progress and development of PSG. Neymar showed commitment to the team
Courtois and Valverde were injured following the match with Barca
Mourinho, Spalletti, Inzaghi and Gasperini were removed in the Sunday matches of Serie A
Klopp calls Salah the best in the world. This season is a treasure trove of convincing arguments
Simone Inzaghi: Juventus could only have scored from the penalty spot. Inter controlled the match from start to finish
Juventus broke a series of 6 wins by drawing with Inter. The Torino team did not lose 9 matches