PRISHTINË, 27 tetor/ATSH/- Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 22 raste të reja me koronavirus nga 2095 testime të kryera dhe një person ka humbur jetën.

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, njofton në 24 orët e fundit janë dhënë 6.239 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.549.215 doza të vaksinës. Deri më sot 712.793 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Sot janë shëruar 20 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.276. Në total numri i rasteve aktive është 428.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.