Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

“Njerëzve u binte të fikët, nuk kishte asnjë mjek në bord”, këputi litarët gjatë ankorimit, trageti Brindizi-Vlorë, 6 orë luftë me dallgët në det të hapur

Deti i trazuar dhe dallgët e forta bënë që tragetit të linjës Brindizi-Vlorë me 129 pasagjerë, t’i këputej një nga litarët duke mos mundur dot që të ankorohej në port.

Ai ka dalë sërish në det të trazuar. Vetëm pas 6 orësh luftë me dallgët, trageti ka mundur të ankorohej.

Udhëtarët shprehen të frikësuar nga ngjarja dhe të lodhur nga orët e gjata të pritjes për të zbritur në terminalin e Portit e Vlorës.

Sipas njërit prej tyre për shkak të frikës dhe panikut ka pasur dhe persona që u ka rënë të fikët, por trageti nuk ka pasur një mjek në bord.

“Kemi pritur mbi 6 orë, për faj të një kabulli apo një teli që u shkëput. Përfunduam në Sazan dhe në Karaburun, deti ishte mal. Nuk bënin asnjë njoftim zyrtar, u frukësuam shumë. Vepruam sipas rregullave që ishin aty nëpër tabela, ne u bazuam te ato. Ishte vërtet një udhëtim shumë i vështirë. Standardi le shumë për të dëshiruar pasi aty nuk kishte një mjek dhe kishte pasagjerë të sëmurë që u binte të fikët”, ka thënë ai.

o.j/dita