Albania

Nuk ka qetësi në PD! “Ti Oerd ke ofertë?” Basha debat me Bylykbashin: “PD ka pjesën e mirë, por ka edhe llumin”. Deputeti: “Tërhiqi këto insinuata”

Nuk ka qetësi në PD. Mbrëmjen e kësaj të diele Lulzim Basha mblodhi në selinë blu Kryesinë e grupit parlamentar.

Referuar një postimi ditën e djeshme ku deputeti i tij Bylykbashi pretendonte se ka një pazar që PD të jap votën për zgjatjen e afateve të organeve të Vetingut, kundrejt marrjes së disa bashkive në hartën e re territoriale,  Lulzim Basha në fillim të mbledhjes i është drejtuar direkt Bylykbashit.

Diskutimet në mbledhjen e Kryesisë së grupit të PD-së

Lulzim Basha: Oerd ke ti ofertë për çështjen e vetingut?

Oerd Bylykbashi: Ato lloj insinuatash tërhiqi kryetar. Unë po përsërisja një qëndrim që ta kam thënë në grup parlamentar, para dy javësh. Unë e kisha për Ramën atë postim. Qëndrimi im është në parim.  Unë kam thënë Rama ofron pazar, nuk kam thënë që ka marrëveshje me PD. Bateritë e partisë u turren ndaj meje, është një reagim i ulët nga Partia Demokratike ndaj meje.

Lulzim Basha: A di ti Oerd nëse dikush në parti ka marrë një propozim; më jep vetingun të të jap reformën territoriale?

Oerd Bylykbashi: Nëse ndodh kryetar, është një thikë pas shpine për demokratët. Është pazar i ofruar publikisht.

Flamur Noka: Po t’i referohemi demokracisë gjermane, dha dorëheqjen ai në Gjermani. Po ti referohemi demokracisë gjermane, ti duhet të kishe dhënë dorëheqjen dhe të kishe ikur.

Lulzim Basha: Dëgjoj akuza ordinere që po i bëj presione bazës. Qeverisja 8 vjeçare e PD ka pasur pjesën e vet të mirë dhe ka pasur edhe llumin.

Oerd Bylykbashi: Aq sa kam thënë, nuk ndryshon. Po të them këtë gjë, po e pranove do dëmtosh demokratët. Nëse për vetingun merr sistemin zgjedhor, mua më ke nga pas.

Lulzim Basha: Refuzoni cdo ide se na qenka ofruar pazar i ndarjes territoriale për vetingun se është një dëm që i bëhet demokratëve.

Oerd Bylykbashi: Qëllimi im është që të frenoj Edi Ramën, që mos të vazhdojë këtë histori.

n.s. / dita

Football news:

Ajax fans set off fireworks at the stadium at the match with Borussia
Guardiola on coronavirus: I am vaccinated, I trust doctors and scientists. We see how many deaths there are in England
Griezmann caught up with Giroud in goals in the Champions League (35) and shares 5th place with him among the French
In Amsterdam, fireworks are not only on the field, but also in the stands. The public relations of Ajax and Borussia fans
Mbappe has 46 (28+18) points on the goal+pass system in 48 games in the Champions League
Atletico conceded twice before the 15th minute for the first time under Simeon
Guardiola pro 5-1 with Brugge: One of Man City's best games in European competitions