Albania

Nuk lënë presidentin të shohë një ndeshje futbolli sepse nuk ishte i vaksinuar?

RIO DE ZHANEIRO, 11 tetor /ATSH-AA/ – Presidenti brazilian, Jair Bolsonaro njoftoi se nuk u pranua në stadiumin ku u luajt ndeshja e futbollit Santos-Gremio pasi nuk kishte bërë vaksinën kundër koronavirusit (COVID-19).

Sipas një videoje të gazetës online “Metropoles”, Bolsonaro, i cili gjendet në Sao Paulo për pushime, nuk arriti të shikonte ndeshjen nga stadiumi pasi nuk ishte i vaksinuar kundër COVID-19.

Bolsonaro, i cili është mbështetës i klubit të futbollit Santos, shprehu shqetësimin e tij pasi nuk u lejua të hynte në stadium.

“Pse kartë vaksinimi, pasaportë vaksinimi? Unë doja të shikoja ndeshjen e Santosit, ata thanë se duhet të jem i vaksinuar. Pse? Unë kam më shumë antitrupa sesa ata që janë vaksinuar”, tha Bolsonaro.

Në rajone të ndryshme të Brazilit, tifozëve u kërkohet të kenë vaksinën kundër COVID-19 ose të tregojnë një test negativ PCR në mënyrë që të shikojnë ndeshjet nga stadiumi.

Bolsonaro, i cili nuk dëshiron të vaksinohet pasi e ka kaluar virusin, thotë se do të vendosë nëse do të marrë vaksinën në qoftë se tepron ndonjë pasi të jetë vaksinuar braziliani i fundit.

Presidenti brazilian është kritikuar shpesh për deklaratat e tij gjatë pandemisë së COVID-19 dhe për kundërshtimet e tij ndaj masave kundër pandemisë.

Brazili, vendi i Amerikës së Jugut ku më shumë se 600 mijë njerëz kanë vdekur për shkak të koronavirusit, është vendi me më shumë vdekje nga sëmundja në botë pas SHBA-së./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Mourinho on Newcastle: There has always been a connection between me and this city, but I am focused on Roma
Adeyemi's father and agent held talks with Bavaria. The 19-year-old forward of Salzburg is estimated at 30-40 million euros
Jurgen Klopp: Salah is top, who is better than him? There is no need to talk about the dominance of Messi and Ronaldo, but now Mohamed is the best
Gary Lineker: Trent Alexander-Arnold's passes are absolutely epic. He will play a huge role in the progress of the England national team
Salah scored 10 goals and gave 4 assists in 10 matches this season
Koeman on Pedri's contract: I don't set the compensation. It is important to keep the best players in the club
The players of the Danish national team held a pool party at the hotel with the participation of half-naked girls on the eve of the match with Moldova