Albania
This article was added by the user Anna. TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Nuk po njihet më Tea, bën këtë ndryshim në pamjen e saj

Tea Trifoni, vazhdon të jetë pjesë e lajmeve rozë.

Që kur ajo u bë e njohur nga emisioni i dashurisë “Përputhen”, ajo gjithmonë ka qenë në qendër të vëmendjes me ndodhitë e saj, shkruan ORAinfo.

Tea, është një vajzë e çeltë e cila gjithmonë ka qenë e hapur për çdo interviste, ku në fokus ka qenë jeta e saj personale.

Shpesh herë Tea është komentuar edhe për pamjen e saj, ku pesha ishte ajo që përflitej më shumë. Ish-konkurrentja e Përputhen, tashmë është pjesë e një emisioni, ku talentin e saj po e shpreh edhe në moderim.

Duke qenë se është pjesë tashmë e ekranit, ajo kujdeset shumë për paraqitjen e saj. Së fundmi ajo ka bërë ndryshim në flokët e saj, duke i zgjatur ato shumë e ngjyrosur me të bardhë.

Shikoni se sa ndryshe po duket./ORAinfo/