Albania
This article was added by the user Anna. TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

OBSH, e shqetësuar nga rritja e rasteve me “Delta+”: Ku po përhapet më shumë

Organizata Botërore e Shëndetësisë së fundmi ka bërë me dije se gjithnjë e më shumë po monitoron përhapjen me shpejtësi të mutacionit Delta + në botë.

OBSH në përditësimin e saj javor mbi pandeminë Covid-19, ka bërë me dije se duke filluar nga korriku ka pasur një rritje të transmetueshmërisë së Delta +, ose AV.4.2.

Mediat e huaja bëjnë me dije se ky është një variant që përfshin tre mutacione të reja, dy prej të cilave ndodhen në proteinën spike. Sekuencat AV.4.2 u ngarkuan në bazën globale të të dhënave GISAID nga 43 vende.

Sipas të dhënave 93% e rezultateve janë nga Mbretëria e Bashkuar, ku ka një rritje graduale të përqindjes së rasteve të reja për shkak të saj. Ndërkohë OBSH vuri në dukje se studimet epidemiologjike dhe laboratorike janë duke u zhvilluar për të përcaktuar nëse AV.4.2 është më ngjitës apo nëse dobëson antitrupat.

Pandemia e Covid-19 ka marrë jetën e 4.96 milionë njerëzve në mbarë botën që kur virusi u zbulua për herë të parë në fund të vitit 2019 në Kinë, sipas një numërimi të Agjencisë Franceze të bazuar në burime zyrtare.

Kujtojmë se një javë më parë për shkak të përhapjes së variantit Delta + numri i rasteve të reja u rrit me 4% krahasuar me atë të mëparshme, me 2.9 milionë të infektuar. Evropa është i vetmi rajon në botë ku shënohet rritje.

o.j/dita