Albania
This article was added by the user Anna. TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

‘Open Ballkan’, Varhelyi: 6 vendet e Ballkanit Perëndimor të bëhen pjesë e iniciativës!

Komisioneri për zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi, gjatë prezantimit të raport-progresit vjetor shprehu edhe qëndrimin e tij në lidhje me ‘Open Ballkan’dhe tha se rruga e vetmë për Ballkanin është bashkëpunimi i gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Ne kemi insistuar për një treg të përbashkët. Ne duam që të gjitha vendet e Ballkanit të jenë pjesë e saj dhe nën ombrellën e BE-së. 6 vendet e Ballkanit perëndimor t’i kthehen tregut të përbashkët rajonal. Duam që 6 vendet e Ballkanit Perëndimor të jenë pjesë e Ballkanit të Hapur. Ajo që ne duam është një lëvizje me karta identiteti, lehtësira për studentët dhe për tregtinë e lirë, por kjo gjë duhet të përfshijë të gjithë rajonin I bëj thirrje të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor ti kthehen bashkëpunimit, kemi nevojë që të gjashtë vendet të jenë pjesë e Open Ballkan”, tha Varhelyi në fjalën e tij.

o.j/dita