TIRANË, 21 shtator/ATSH/ Produkteve vendase dhe agroturizmi po zënë gjithnjë e më shumë vend të veçantë në ekonomi.

Shumë biznese të vogla nga fshatrat e vendit, që i janë kushtuar më së shumti zhvillimit të agroturizmit me bazë produktet bio të zonave periferike, ekspozuan sot produktet e tyre në panairin “Shijo produktet lokale” në sheshin “Skënderbej”.

Panairi që do të qëndrojë i hapur përgjatë tre ditëve organizohet nga Bashkia Tiranë dhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë.

Panairi është konceptuar si një pikëtakim mes prodhuesve agroushqimorë, dhe jo vetëm, si edhe konsumatorëve, me qëllim promovimin e kompanive që operojnë në trevat Shqiptare.

Në këtë panair janë pjesëmarrës rreth 200 fermerë. Përveç produkteve ushqimore në këtë panair janë ekspozuar edhe veshje popullore. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.