TIRANË, 13 tetor /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot moti do të jetë me alternime vranësirash deri në të dendura. Parashikohen reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën jugore, pjesërisht atë qendrore dhe mesatar në formë shtrëngatash afatshkurtër në juglindje nga mesdita deri pasdite. Më tej intensiteti i reshjeve rritet.

Në majat e alpeve borë e lehtë.

Era do të fryjë me drejtim verilindje- juglindje me shpejtësi 1 deri 7 m/sek, në bregdet deri 12 m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 10/19 re diell
Kukës 6/14 re shi
Lezhë 11/18 re diell
Dibër 5/15 re shi
Durrës 11/21 re diell
Tiranë 8/19 re diell
Elbasan 8/20 re shi
Berat 8/20 re shi
Vlorë 11/21 re shi
Korçë 6/12 re shi
Gjirokastër 10/18 re shi
Sarandë 9/18 re shi

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.