TIRANË, 14 tetor/ATSH/ Një front i ftohtë atmosferik pritet të kalojë nesër mbi vendin tonë. Moti parashikohet i vranët shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme e lokalisht të vazhdueshme me intensitet të ulët dhe mesatar në pjesën më të madhe të territorit.

Në zonën e jugut reshjet në kohë afatshkurtër dhe lokalisht me intensitet deri të lartë në formën e stuhive dhe rrebesheve. Në relievet malore të vendit në lartësitë mbi 900 metër parashikohet reshje dëbore ndërsa në lartësitë mbi 1500 metër do të ketë intensifikim të reshjeve të dëborës.

Era do të fryjë me drejtim verilindje e fortë me shpejtësi mesatare 3 deri 8m/sek. Përgjatë vijës bregdetare veriperëndimore dhe zonat luginore të veriut era bëhet intensive në formën e tufanit dhe shpejtësi që arrin deri në 15-18m/sek. Valëzimi në dete i forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 11/16 re diell
Kukës 3/6 re shi/bore
Lezhë 12/14 re diell
Dibër 0/4 re shi/bore
Durrës 12/15 re diell
Tiranë 12/14 Re shi diell
Elbasan 11/14 re shi diell
Berat 10/13 re shi
Vlorë 13/15 re shi
Korcë 3/7 re shi/bore
Gjirokastër 10/13 re shi
Sarandë 12/15 re shi

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.