Albania
This article was added by the user Anna. TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Pas 2 vaksinave, MSH: Në izolim, vetëm pacientët pozitiv

Personat që kanë qenë në kontakt me pacientët pozitiv nuk do të hynë në izolim nëse i kanë marrë dy vaksina anti kovid. Sipas Ligjit për mbrojtje të popullsisë nga sëmundjet ngjitëse të detyruar për izolim disa ditor janë vetëm personat që rezultojnë pozitiv me CoViD-19. Por, praktika e Infektologëve tregon se edhe personat e kontaktit janë subjekt i bartjes së virusit korona, pavarësisht nëse janë të vaksinuar ose jo.

YouTube video

Nuk duhet të ketë vendim për izolim për personat e kontaktit me pacientët pozitiv nëse ata kanë marrë së paku dy vaksina. Por, edhe pas imunizimit të plotë pacientët e diagnostikuar pozitiv do të jenë në izolim 14 ditë nëse janë pa simptoma dhe 21 nëse janë me simptoma – njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Nga Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor nuk kanë të dhëna për numrin e vendimeve aktive për izolim. Ndonëse janë organi që vet i japin ato, drejtoresha Buhova tregoi vetëm totalin e vendimeve që nga fillimi i pandemisë. Sipas të dhënave të këtij institucioni në tre muajt e fundit janë dhënë 31 565 vendime për izolim shtëpiak të pacientëve pozitiv dhe 13,704 vendime për izolim të personave të kontaktit.

Mbi 300 mijë vendime për izolim janë dhënë deri më tani porse a respektohen këto masa nuk mund të themi ne sepse kontrollin e respektimit të vendimeve për izolim e kryen një institucion tjetër, është MPB. Nuk kishte probleme, përveç në rastet kur pacientët nuk ka lënë të dhënat e sakta të adresës ose numrin e telefonit, megjithatë në e-mail të inspektoratit mund të shkruajnë të gjithë ata që kanë ndonjë problem me pranimin e vendimit – tha Irina Sotirov Buhova, Drejtoreshë e Inspektoratit Shtetëror Sanitar Shëndetësor.

Për këto detaje u drejtuam edhe tek Institutit i Shëndetit Publik. Informacionin që morëm nga atje është se numri i rasteve aktive prej 5,700 mund të shumëzohet me së paku 4 herë për t’ju afruar shifrës reale të vendimeve aktive për izolim shtëpiak. Megjithëse, vatra infeksioni ka në çdo qytet, as policia nuk raporton për shkelje eventuale të vendimeve për izolim.

Adnan Qaili