Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Pas 6 orësh në det ankorohet trageti i linjës Brindisi-Vlorë/ Pasagjerët: Kishim frikë, e panë detin dhe u nisën

Trageti i linjës Brindisi-Vlorë është ankoruar në port pas rreth 6 orësh.

129 pasagjerë kanë pritur në det të hapur derisa janë përmirësuar kushtet atmosferike.

Mjeti lundrues ishte parashikuar të ankorohej në mëngjes por për shkak të erës së fortë dhe dallgëve të mëdha, nuk ka munduar, pavarësisht tentativave.

Siç raportoi korrespondenti i Panorama, mëngjesin e sotëm sapo u ankorua, trageti këputi gjithë litarët dhe doli përsëri në radën e Vlorës në pritje për përmirësimin e kushteve hidrometeorologjike.

Pas ankorimit të anijes, disa nga pasagjerët kanë shprehur indinjatën e tyre për mënyrën sesi u menaxhua situata.

“Për shkak të neglizhencës së tyre e vuajmë ne, pa ngrënë dhe pa pirë. Edhe familjet janë bërë merak. Tentuan 2-3 herë ta ankoronin anijen, por ishte e pamundur, qëndruam në det të hapur, kishim frikë”, tha një nga pasagjerët.

Ndërsa një tjetër u shpreh: “Këta zotërinjtë kur e panë mbrëmë në orën 22:00, e panë që deti ishte i acaruar përse u nisën. Kam djalin në spital, në gjendje kritike dhe rri në traget. E dinin që ishte deti i trazuar dhe u nisën”.