Albania
This article was added by the user Anna. TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Pas debaklit nga Liverpooli, vjen reagimi nga kapiteni i United

Për herë të parë në historinë e Premierligës, United po humbte 4-0 në pjesën e parë, pasi Mohamed Salah shënoi dy herë pasi Naby Keita dhe Diogo Jota hapën portat brenda 15 minutave të parë.

Salah përfundoi hat-trickun e tij menjëherë pas pushimit, pasi Liverpool mposhti rivalët e tyre më të ashpër me pesë gola diferencë për herë të parë në historinë e klubit,përcjell ORAinfo.

Kapiteni i United, Harry Maguire u kërkoi falje mbështetësve të klubit për humbjen e përulur.

“I kërkojmë falje tifozëve, nuk ishte aq i mirë sa duhet për këtë klub. Të humbasësh ndaj Liverpool-it në çdo ndeshje futbolli dhemb. Mënyra se si e humbëm ndeshjen, të humbasim 4-0 në pjesën e parë para tifozëve tanë, siç them unë nuk është mjaft e mirë” ,tha mbrojtësi anglez./ORAinfo/